Rama asnjë fjalë për Shkodrën, reagon për opozitën

Edi Rama ka reaguar për takimin e zhvilluar nga opozita në Shkodër.

Me një postim në Twitter, Rama ka zgjedhur të bëjë ironi e jo të flasë për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet aktualisht qyteti më i madh i veriut.

Sipas Ramës, Basha sot duhet të ishte në Tiranë, por shkoi në Shkodër.

Reagimi i Edi Ramës:

Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër.

Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër.

Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren.

S'kemi ç'i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të. #EgjitheVemendjatekNjerezit