VIDEO/ Njihuni me vendimin e Federatës Angleze për ‘Shqiponjën’ e Mustafit

Festoi me “shqiponjë” pas golit, Federata Angleze merr vendimin për Mustafin

Shkodran Mustafi shënoi një gol të bukur në ndeshjen e Arsenalit përballë Cardifit dhe menjëherë festoi me shqiponjë.

Por menjëherë pas festimit të lojtarit me origjinë shqiptare, mediat nxituan që ta vendosnin në qendër të vëmendjes, madje duke raportuar se Mustafi mund të dënohej nga Federata Angleze.

Megjithatë, sipas asaj që bën me dije “Mirror”, mbrojtësi nuk do të dënohet nga Federata e Anglisë.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi nga vetë Federata ku thuhet se nuk do të merret asnjë dënim për Mustafin.