Vendi në duart e krimit/ Në Shkodër janë rrëmbyer edhe dy fëmijë ...

Në metropolin verior Shkodër janë rrëmbyer dhe dy fëmijë, por më pas janë  kthyer sërish tek familjarët e tyre.

Deklarata është bërë nga kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë mbledhjes së sotme në qytetin e Shkodrës.

Basha tha se gazetarët lokalë e dinë këtë ngjarjen, por askush nuk ka mundur ta bëjë lajm, për shkak të presioneve.

‘Ndërkohë nga media lokale lajmërohet se ka ndodhur dhe rrëmbimi i dy fëmijëve dhe janë kthyer pranë familjve vetëm pasi mafia ka arritur synimet e tyre të gjobvënies.

Ne jemi sot këtu në të njëjtën kohë kur në Tiranë maxhoranca hap punimet e sesioni të ri parlamentar.

Mesazh i qartë dhe i prerë në mbështetje të Shkodrës dhe një qëndresë të prerë të pakompromis kundër bandave dhe krimit të organizuar. Ky është mesazhi i parë dhe kjo është domethënia e mbledhjes së sotme”, tha Basha.