VIDEO/ Tension në derbin e Madridit, kapiteni i Atleticos kafshon në kokë lojtarin e Realit

Ai është një derbi pavarësisht nëse luajnë ekipet e para, ekipet e dyta, apo ato të moshave. Skena të pabesueshme kanë ndodhur një ditë më parë në ndeshjen mes Real Madrid Castilla dhe Atletico Madrid B.

Lojtari i ri i Real Madridit, Vinicius Junior, ka treguar talentin e tij të madh, duke realizuar gol menjëherë pas nisjes së ndeshjes.

Por më pas, ai ka rënë pre e një sulmi të paprecedentë nga kapiteni kundërshtar, i cili në një moment e ka kafshuar në kokë yllin e Realit.

Tachin, mbrojtësi i Atleticos, dhe lojtari i Realit u ndëshkuan çuditërisht të dy me kartonin e verdhë pas këtij episodi.