Pas ankesës së Realit, FIFA merr vendimin ndaj Interit për ‘çështjen Modric’

Përmes një letre dërguar klubeve të Interit dhe Realit të Madridit, FIFA ka konfirmuar se nuk do të ketë hetim më të hollësishëm, pas investigimit paraprak rreth çështjes “Modric”.

Në mesin e muajit gusht, ishte klubi madrilen, që u ankua në FIFA, ndaj klubit të Interit, me pretendimin se kishin kontaktuar në mënyrë jo të rregullt Modricin, për ta transferuar në Milano.

Tashmë, organizmi ndërkombëtar i futbollit, pasi ka analizuar këtë çështje dhe pasi ka dëgjuar të gjitha palët e përfshira, ka vendosur ta mbyllë këtë çështje, dhe nuk do të ketë hetim më të thelluar ndaj Interit.