FOTO/ Kuvendi nis seancën e parë pa opozitën

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot seancën e parë të legjislaturës së re.

Në sallën e parlamentit këtë herë, ndryshe nga zakonisht e pranishme është vetëm mazhoranca.

Opozita ka zgjedhur të mblidhet në Shkodër, qyteti i cili në muajt e fundit është tronditur nga krimi.

Disa vrasje dhe ngjarje të tjera kanë ndodhur në Shkodër dhe nuk janë zbardhur.

Opozita akuzon mazhorancën se po mbështet organizata kriminale në këtë qytet.