VIDEO/ Spaçi të mos mbulohet nga bari i harresës

Në kuadër të një iniciative ndërkombëtare të rinj nga Gjermania, Ukraina, Polonia, Bullgaria e Shqipëria u mblodhën në ish-kampin famëkeq të komunizmit në Spaç për të kontribuar në ruajtjen e kujtesës mbi krimet e së shkuarës – ata pastruan këtë vend famëkeq në mënyrë që të vizitohet në respekt të atyre që kanë vuajtur burgimin në Spaç. Kjo nisëm synon të kontribuojë edhe në përballjen me të shkuarën.