Opozita bojkoton seancën e parë të Kuvendit, zhvendoset në Shkodër, takim i jashtëzakonshëm

Ndërkohë që pasditen e sotme, në orën 17:00, Kuvendi do të hapë punimet, opozita parlamentare ka vendosur ta nisë sesionin e ri me një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër në orën 17.00

Sipas PD-së, “mbledhja në Shkodër është një mesazh qendrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. Tre muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Për krimet nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi do të jetë prioriteti absolut i opozitës në sesionin e ri parlamentar.”