Rama i përfshirë nga frika dhe paniku?! Socialistët shtyjnë votimin për prishjen e Teatrit

Duket se mazhoranca dhe kryeminstri Edi Rama po shfaqin shenja frike për çështjen skandaloze të “ligjit special” për shembjen e Teatrit Kombëtra. Në mledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve gjatë diskutimeve për punën dhe kalendarin 3 javor, Partia Demokratike ka kërkuar miratimin e dekretit të Presidentit Meta që do të çonte në një ligj të ri për teatrin. Mësohet se konferenca e kryetarëve e ka shtyre shqyrtimin e këtij dekreti në një kohë të mëvonshme.

Dekreti për teatrin ishte parashikuar të kalonte në Kuvend në datën 13 shtator. Burimet thanë se ky dekret pritet te kaloje ne daten 20 shtator.  Por edhe këtë shtyre, opozita e ka cilësuar thjesht një levizje taktike.

Ligji special i Teatrit Kombëtar, i votuar vetëm me votat e shumicës socialiste më 5 korrik, u kthye nga Presidenti Meta më 27 korrik.

Sipas njoftimit të presidencës, ligji nuk është në përputhje me parimet kushtetuese dhe aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë aderon apo që ka ratifikuar.

Pas diskutimit në komision, ligji duhet të kalojë për votim në Kuvend dhe miratohet me 71 vota.

Nëse miratohet sërisht, ligji special e kalon tokën publike të Teatrit Kombëtar tek kompania private Fusha shpk, për ndërtimin e teatrit të ri dhe ndërtimin e 6 kullaverreth tij, të cilat do të jenë në pronësi të kompanisë.