Fitoi në ndeshjen e fundit, por shkarkohet Sulejman Starova

Sulejman Starova i ka dhënë fund aventurës te Feronikeli në Superligën Kosovare.

Edhe pse fitoi në sekondat e fundit në ndeshjen e djeshme me golin e Maganit, drejtuesit e klubit nga Drenasi vendosën që ta largojnë “Bobin”.

Vendin e tij pritet ta zërë ish-trajneri i Shkupit Zekirija Ramadani. Sipas panorama sport ai pritet të jetë nesër në ambientet e klubit për të firmosur kontratën. Në 12 ndeshje Starova siguroi 2 fitore dhe 9 barazime me skuadrën e Feronikelit.