Beteja në Kuvend, PD mbledh grupin, PS mbledh kryesinë

Në prag të nisjes së sesionit të ri kuvendor  PD në orën 10:00 do të zhvillojë një takim me aleatët dhe grupin parlamentar. Kjo pritete te jetë nisja e hedhjes në leter të strategjise së paralajmëruar të opoztës për reagime të fortë në parlament dhe përballje pa komprimise me qeverinë.

Ndërkohë që PS pritet të mbledhë në orën 09:00 të paradites Kryesinë e Partisë, ku përveç diskutimeve për sesionin e ri do të diskutojë  dhe rendin e ditës për Asamblenë që mbahet të  premten e 6 shtatorit, ku do të analizohet performanca e qeverisë.

Në orën 12:00, kryetari i Kuvendit do të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të diskutuar punën dhe kalendarin 3 javor. Konferenca e Kryetarëve do të rikthejë debatin për Teatrin e ri Kombëtar, ku në bazë të programit me 13 shtator parashikohet që dekreti i Presidentit të kalojë për votim në seancën plenare.

Ky moment pritet të tensionojë marrëdhëniet mazhorancë-opozitë, ndërsa Lulzim Basha disa ditë  më parë  vendosi vijën e kuqe, duke paralajmëruar prerë PS se në qoftëse  e rikalon ligjin për Teatrin do të sjellë përplasje civile.