Tre tentativa vetëhelmimi, dy ndërrojnë jetë një shpëton

Ka filluar me tre tentativa vetëvrasje muaji shtator. Sipas burimeve ët Policisë, mësohet se ditën e parë të muajit të ri, janë regjistruar tre raste vetëhelmimi, prej të cilave një ka mundur të shpëtojë, ndërsa dy të tjerët kanë pasur një fund tragjik. Ndër dy femra që anë tentuar vetëhelmimin, njëra në Tiranë ka mundur të shpëtojë dhe ndodhjet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa bashkëmoshatarja e saj, 57-vjeçare, në Kavajë, nuk ka mund të shpëtojë. Një fat tragjik, pati edhe një 34-vjeçar në Fier, i cili, me gjithë përpjekjet për ndihmë mjekësore, nuk mundi të shpëtojë pas fostoksinës që kishte konsumuar.

Komisariati i Policisë Nr. 3, Tiranë

  • Më datë 01. 09. 2018, është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”, në repartin e Toksikologjisë, shtetasja D. D., vjeçe 57, e cila kishte pirë një sasi medikamentesh, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Kavajë

  • Më datë 01. 09. 2018, në spital, ka vdekur shtetasja D. S., vjeçe 57, banuese në Kavajë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur si pasojë e konsumimit të pesticideve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë.

Komisariati i Policisë Fier

  • Më datë 01. 09. 2018, në orën 13:45, në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, është sjellë nga familjarët shtetasi G. B., vjeç 34, banues në fshatin Dermenas, i cili ndërroi jetë në spital pasi dyshohet se ka pirë fostoksinë. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.