FOTO/ Vrasje dhe kultivim kanabisi në Australi, arrestohet i riu shqiptar

Një i ri shqiptar akuzohet për vrasjen e një 28-vjeçari në Melbourne të Australisë. Ngjarja ndodhi më 17 prill, ndërsa Albert Biba, 29 vjeç, u arrestua të premten e 31 gushtit.

Ai akuzohet për vrasjen e Andrew Toumayan dhe për kultivim kanabisi. Biba doli para gjykatës së Melbourn-it të shtunën.

Ai kërkoi një përkthyes shqiptar me justifikimin se nuk e flet mirë anglishten. Ndërkohë avokati i tij mbrojtës tha se Biba arrestohej për herë të parë.

Shqiptari 29-vjeçar do të qëndrojë në paraburgim deri në seancën e të mërkurës. Akuza e dyfishtë për të vjen pas kontrolleve të policisë australiane në disa zona të qyteti si pjesë e një operacioni të madh që synon të shkatërrojë kultivimin e kanabisit.