Java e 3-të e Seria A, rezultate befasuese, zhgënjen Napoli i Hysajt, Kualjarela bën mrekullinë

Sampdoria ka shkaktuar surprizën më të këndshme në këtë javë të tretë të Seria A duke mundur bindshëm Napolin pretendent.

Kjo ndeshje nuk do të harrohet kurrë sidomos nga Fabio Kualjarela, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm.

Një tjetër rezultat mbresëlënës ishte fitorja 5 me 3 e Sassuolo ndaj Genoa ndërkohë që befasuese ishte edhe fitorja e kaluarit në transfertën e vështirë të Bergamos ndaj Atalantës.

Më poshtë keni rezultatet e plota të kësaj jave.

Kujtojmë që të premten dhe të shtunën, 3 ekipet historike të Italisë, Juventus, Milan dhe Inter fituan respektivisht ndeshjet e veta ndaj Parma, Roma e Bologna.