FOTO/ Gropa gjigante në mes të rrugës i merr jetën shefes së policisë në Teksas

Zëvendës-sherifja e San Antonios, ka humbur jetën kur makina e saj ra në një gropë gjigante në shtetin amerikan të Teksasit, thanë zyrtarët.

Dora Linda Nishihara, 69 vjec, vdiq pasi makina e saj ra në ketë gropë gjigante në mes të rrugës , të mbushur me ujë.

Makina arriti të nxirrej nga një vinç të hënën, një ditë gropa u shfaq për herë të parë, shkruan “BBC”.

Një automjet i dytë gjithashtu ra në këtë gropë gjigante dhe dy persona të tjerë janë lënduar.

Shoferi i automjetit të dytë u shpëtua nga një dëshmitar, por automjeti zonjës Nishihara kishte rënë përmbys dhe ishte zhytur plotësisht./SYRI.net/