VIDEO/ Natë magjike për Leo Messin, asist ‘i frikshëm’ për Rakitic dhe thyen rekordin e ...

Lionel Messi dhuroi edhe një paraqitje tjetër mbresëlënëse në fitoren e thellë të Barcelonës ndaj Huescas të dielën në “Camp Nou”, duke shënuar dy herë si dhe asistuar dy herë tjera.

Ylli argjentinas i shënoi dy dhe asistoi në dy tjera në fitoren e Barçës 8-2 ndaj skuadrës e promovuar në La Liga për herë të parë në histori, Huescas.

Kjo nënkupton se Messi ka shkruar historinë në këtë natë magjike.

Messi është bërë lojtari i parë që i arrin 150 asiste në La Liga në shekullin e 21-të, plot 150.

Lojtarët që ai iu ka asistuar më së shumti janë:  Luis Suárez: 23 - Pedro Rodríguez: 14 - Samuel Eto’o: 13 - Neymar: 12 - David Villa: 10.

Nga lojtarët aktivë, Messi është futbollisti që ka më së shumti asiste në top pesë ligat evropiane: 150. Cesc Fabregas është i dyti me 143, Mesut Ozil i treti me 128, Cristiano Ronaldo i katërti me 122 dhe Dani Alves i pesti me 110.  

Ja asisti perfekt per Ivan Rakitic