Ekzagjeron Barca, ‘ ja bën 8 me 2’ debutuesve të Huesca, dopjetë për Messi e Suarez

Barcelona ka arritur rezultat tenistik sonte duke mundur 8 me 2 Huescan.

Barcelona – Huesca është kthyer në një ndeshje spektakolare.

Pjesa e parë u fitua nga katalanët 3 me 2.

Debutuesit e Huesca, shënuan në minutën e tretë të ndeshjes me Cucho Hernandez, por 13 minuta më vonë Leo Messi ka realizuar një super gol duke barazuar rezultatin.

Më pas Barca kaloi në avantazh, në fillim me një autogol dhe pastaj me Suarez, por debutuesit nuk u dorëzuan dhe shënuan një tjetër gol me anë të Gallar në minutën e 42.

Në pjesën e dytë Barca shënoi dhe 5 gola të tjerë duke e cuar rezultatin në 8 me 2.

Dembele në minutën e 48’ shënoi për 4:2, Rakitic katër minuta më vonë shënoi për 5:2. Dhe me pas Leo Messi shenoi golin e gjashtë për Barcelonën duke e çuar rezultatin ne 6 me 2. Më pas Jordi Alba në të 81 dhe Suarez me penallti në kohë shtesë sigluan rezultatin e pazakontë.

Barca është në krye të La Liga së bashku me rivalët e përjetshëm të Real Madrid me pikë të barabarta.