Makina përplas grupin e motoçiklistëve, humbin jetën 8 persona, mes tyre 4 gra

Një makinë ka përplasur një grup motoçiklistësh këtë të diel në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e 8 personave, 4 prej të cilëve gra.

Sipas raportimeve mediatike, aksidenti ka ndodhur në Provincën Kocaeli, ku një shofer ka humbur kontrollin e mjetit, i cili doli në anën tjetër të rrugës duke përplasur një grup me motoçikleta. Në aksident kanë mbetur të plagosur rëndë edhe 2 persona të tjerë.

Autoritet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Guvernatori i Kocaelisë, Irfan Balkanlioglu, u bëri thirrje shoferëve të jenë më të kujdesshëm në mënyrë që të shmangen aksidente të tilla me dëme të rënda në njerëz.

Më herët të dielën, në një tjetër aksident në Gaziantep të Turqisë, 8 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën pasi një furgon që transportonte punëtorë u përplas kokë më kokë me një kamionçinë.