Krimi pushton Shqipërinë, Xhafaj bën si i fortë para policëve

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka thirrur një mbledhje urgjente me drejtuesit e policive të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës e Shkodrës.

Burime bëjnë me dije, se mbledhja u thirr pas ngjarjes së Tiranës (plumbave ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala) dhe asaj të Shkodrës (ku u vra një biznesmen).

Në këtë mbledhje mësohet se Xhafaj u ka bërë thirrje drejtuesve të policisë të ndërmarrin masa të ashpra reaguese. Thelbi i takimit ishte apeli për angazhim maksimal në funksion të luftës ndaj krimit, duke u referuar te ngjarjet e fundit.

Të njëjtat burime, bëjnë me dije se Ministri kërkoi me forcë rezultate konkrete nga të gjithë strukturat, hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm si dhe efikasitet në punën hetimore, përmes bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligj zbatuese

Xhafaj kërkoi nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, largimin nga Drejtoritë Vendore apo Policia Kriminale te efektivëve të paafte dhe për te cilët ka indicie për implikim.