Mancini publikon listën me shumë risi, Baloteli...

Mario Baloteli do të jetë pjesë e pandarë e projektit të Italisë nën drejtimin e Roberto Mançinit, i cili ka publikuar listën e lojtarëve të përzgjedhur për Ligën e Kombeve, ku në shtator kjo përfaqësuese do të luajë kundër Polonisë dhe Portugalisë. Sulmuesi i Nicës shihet si shpresa e madhe për të bërë diferencën dhe për të ngjallur një përfaqësuese, e cila ka kaluar probleme të shumta dhe zhgënjeu duke mos marrë pjesë në kampionatin botëror “Rusi 2018”.

Ndërkaq, në listën me 31 emra ka edhe shumë risi, pasi për herë të parë ftohen Kranjo, Lazari, Biragi, Zaniolo, Pelegri dhe Barela. Ndërkohë, kthehet në përfaqësuese edhe Xhorxhio Kielini, i cili kishte munguar që në ndeshjen e famshme ndaj Suedisë në nëntor.

Lista e plotë e përfaqësueses italiane:

Portierë: Alesio Kranjo (Kaljari), Xhanluixhi Donaruma (Milan), Matia Perin (Juventus), Salvatore Sirigu (Torino)

Mbrojtës: Kristiano Biragi (Fiorentina), Leonardo Bonuçi (Juventus), Matia Kaldara (Milan), Xhorxhio Kielini (Juventus), Domeniko Krishito (Xhenoa), Emerson Palmieri Dos Santos (Çelsi), Manuel Lazari (Spal), Alesio Romanjoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus), Davide Zapakosta (Çelsi)

Mesfushorë: Nikolo Barela (Kaljari), Marko Benasi (Fiorentina), Brajan Kristante (Roma), Roberto Galjardini (Inter), Frello Horge Luiz Zhorzhinjo (Çelsi), Lorenco Pelegrini (Roma), Nikolo Zaniolo (Roma)

Sulmues: Mario Baloteli (Nica), Andrea Beloti (Torino), Domeniko Berardi (Sasuolo), Federiko Bernardeski (Juventus), Xhiakomo Bonaventura (Milan), Federiko Kieza (Fiorentina), Çiro Imobile (Lacio), Lorenco Insinje (Napoli), Pietro Pelegri (Monako), Simone Zaza (Torino).