VIDEO/ Neymar shënon gol dhe tallet me tifozët

Neymari ka gjetur një mënyrë interesante për t’iu përgjigjur tifozëve kundërshtarë në një ndeshje që skuadra e tij, Paris Saint-Germain, luajti në udhëtim ndaj Nimes, pasi këta të fundit kishin vendosur një parrullë.

I shkruar në portugalisht, mesazhi në parullë kishte kuptimin “qaraman” dhe i referohej brazilianit.

Por, Neymari ishte ai që qeshi i fundit.

Pasi shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 36-të, Neymar vrapo drejt parullës dhe pretendoi sikur po fshinte lotët.

Në fund, PSG-ja fitoi 4-2, duke i lënë të dëshpëruar tifozët vendas.