Skandali/ Policia vret aktoren e njohur, pasi i kërcënoi me armë jo të vërtetë

Policia kaliforniane e ka vrarë aktoren, Vanessa Marquez, të njohur për rolin e saj në dramën televizive, “Emergency Room” (apo “ER”).

Mediat amerikane raportojnë se policia ka gjuajtur në drejtim të 49-vjeçares, pasi ajo i ka kërcënuar me një armë, e cila në fund ka rezultuar të mos ketë qenë e vërtetë.

Incidenti ka ndodhur, kur pronarja e banesës ku jetonte aktorja, e ka thirrur policinë me pohimin se Vanessa kishte nevojë për ndihmë.

Më pas, ajo ka refuzuar të bashkëpunojë me ekipin mjekësor dhe policisë ia ka nxjerrë një armë jo të vërtetë (revole që njihet si ‘armë BB’), duke i kërcënuar.

Nga policia kanë thënë se kanë menduar, që bëhej fjalë për armë të vërtetë dhe se Vanessa do të gjuante.

Vanessa Marquez është e njohur për rolin e motrës medicinale në serialin “ER” (“Ndihma e shpejtë”).

Para disa muajsh, ajo e kritikoi publikisht aktorin George Clooney, duke e konsideruar fajtor për karrierën e saj jo të suksesshme.

Nga ana tjetër, ylli hollivudian i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke thënë se nuk ka të bëjë me karrierën e saj.