Bajerni nuk ndalet, tjetër fitore në Bundesliga

Bayern Munich ka vijuar me ecurinë e fitoreve në Bundesligë.

Skuadra e Niko Kovacit fitoi me rezultatin 3-0 në transfertë përballë Stuttgartit në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Serie A.

Në minutën e 37’ ishte blerja e bujshme e bavarezëve, Leon Goretzka ai i cili shënoi golin e avantazhit.

Në pjesën e dytë, Bayerni ishte skuadër edhe më bindëse, duke realizuar dy herë.

Fillimisht Robert Lewandowski në minutën e 62-të e më pas edhe Thomas Muller.

Bayern kryeson kampionatin ka grumbulluar 6 pikë, aq sa edhe Wolfsburgu në vendin e dytë.