A është kjo arsyeja pse u ndanë Mimoza dhe Seldi?

Ditë më parë u fol për ndarjen e çiftit. Se përkohësisht apo përgjithmonë, kjo mbetet të shihet megjithatë kriza disa javore në çiftin e njohur është mëse evidente.

Dhe mediat kanë qenë ato, që kanë tentuar të hedhin dritë edhe mbi arsyet e këtij zhvillimi.

Suplementet rozë në Shqipëri, duke cituar burime pranë protagonistëve kanë gjetur ‘distancën’ si shkaktar të ndarjes së çiftit.

Por a është kjo arsyeja e vërtetë? Prive ka arritur të mësojë, që ndarja nuk ka të bëjë me distancën gjeografike, mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Seldi ishte zhvendosur në Zvicër dhe kishte gjetur mesin e artë me vizita të shpeshta në Tiranë me Mimozën, krahas koncerteve, të cilat u shtuan me të madhe pas zyrtarizimit si çift.

Arsyeja nuk lidhet me largësinë, por me probleme të tjera të çiftit, respektivisht raportet mes tyre.