Interi merr fitoren e parë në Serie A, Nainggolan debuton me gol

Pas 3 javësh, Interi merr fitoren e parë në Serie A pasi mposhti Bolognën me rezultatin 3-0.

Në fitoren e bujshme mori vëmendje edhe Radja Nainggolan i cili shënoi golin e parë me fanellën e Interit.

I sapo futuri në lojë, Antonio Candreva, realizoi në minutën e 82-të, duke i dhënë siguri Spallettit.

Për ta vulosur fitoren e zikaltërve mendoi Ivan Perisic, që shënoi pesë minuta nga fundi i takimit.

Interi pozicionohet në vendin e 5-të me 4 pikë të grumbulluara.