VIDEO/ Vrasja e biznesmenit në Shkodër, detaje të reja

Një i ri është gjetur i vrarë në zonën e Livadhes në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Bregu i Ranës” pranë liqenit Shkodër.

600 metra larg viktimës është gjetur një mjet i djegur.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rastin.

Viktima mësohet se është Arjan Ferracaku, rreth 31 vjeç. Ende nuk dihet koha kur është kryer ekzekutimi me armë zjarri.

Policia po punon për përcaktimin e shkakut të vrasjes.

Policia dyshon se mjeti dhe viktima nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Nga hetimet paraprake viktima nuk rezulton si person problematik.

Mësohet se babai i 31 vjeçarit është pronar i një hoteli në Velipoje dhe i një lokali në fshatin Zus të Shkodrës.