VIDEO/ Tifozi i hidhet Ronaldos, shikoni reagimin e sigurimit

Një tifoz e teproi me përpjekjet e tij për t'ju afruar sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Juventus ka mbërritur në Parma ku sonte zhvillon ndeshjen e javes së tretë në Serie A.

Pas arritjes në Parma, një grup i tifozëve u mundua t’i takojë futbollistët e skuadrës kampione të Italisë.

Një prej tyre u hodh në drejtim të Cristiano Ronaldos.

Por, ai u largua pas intervenimit të stafit të sigurisë.