VIDEO/ I riu kapet ‘duke fluturuar’ në autostradën Tiranë-Durrës

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës.

‘Mos shpejto të arrish aksidentin’, apelon policia ndërsa tregon se janë pezulluar për 3 orë 17 patenta për shkak të shkeljeve të normave të shpejtësisë.

I tillë ka qenë rasti i një 19-vjeçari nga Durrësi me 175 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar në një largësi prej 745.3 metra.

Shpejtësi që të vret jetën. 17 Leje Drejtimi të pezulluara nga Policia Rrugore e Tiranës prej orës 22.00 të datës 31.08.2018 deri në orën 01.20 të datës 01.09.2018 për shpejtësi që varionin nga 137 deri në 175 km/h.

Nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë fluturuese, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative, 3 pa siguracion dhe një pa kontroll teknik. Policia Rrugore e Tiranës po vijon kontrollet me Radar e Drager në të gjitha rrugët e Tiranës.

“Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mire ju pret polici në rrugë. #zbatorregullatudhetoisigurt”, bën thirrje policia.