Basha kundër Thaçit/ Paketa Ahtisari është zgjidhja, jo prekje kufijsh

Kreu demokrat Luzim Basha ka folur për çeshtjen e kufirit të Kosovës gjatë një bashkëbisedimi me mediat.

“Sovraniteti i Kosovës është në duart e popullit të Kosovë dhe ai është i sanksionuar nga paketa Ahtisari dhe është njohur nga 111 vënde me kufinjtë përkatës. 

Si PD e mbështesim dialogun për të çuar në normalizimin e mardhënieve Prishtinë – Beograd drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në BE dhe në NATO.

Paketa Ahtisari nuk lë asnjë vend për mëdyshje ajo përcakton qartë. Kjo paketë është themel i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ne i qëndrojmë pranë çdo përpjekje për dialogun në Kosovë dhe duke mbeshtetur sovrantitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.” – deklaroi Basha.