Vdekja e 56 vjeçares në Durrës, reagon spitali: Iu dha ndihma menjëherë

Spitali i Durrësit ka reaguar lidhur me vdekjen e 56 vjeçares për të cilën i vëllai akuzon mjekët për neglizhencë.

Në një reagim  zyrtar autoriteti i spitalit të Durrësit informon se gruas i është ndihma e parë menjëherë nga mjekët dhe se do të jetë autopsia e cila do të zbulojë shkakun e vdekjes së 56-vjeçares. 

"Duke shprehur ngushëllimet familjareve për vdekjen shtetases E. D, Drejtoria e Spitalit Rajonal Durrës sqaron se 56-vjeçarja ka ardhur në gjendje shumë të rëndë në spital dhe shumë shpejt ka kaluar ne gjendje kome, më datë 27.08. 2018, në orën 12.22, ku menjëherë ka marrë mjekimin nga stafi mjekësor dhe infermieror i urgjencës së spitalit. Pas referimit të familjarëve se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor, mjekët kanë konstatuar se gruaja kishte marrë mbidozë medikamentesh dhe pavarësisht ndihmës së menjëherëshme së ekipit mjekësor, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Në spitalin e Durrësit është bërë autopsia dhe jemi në pritje të ekspetizës mjekoligjore për të  konfirmuar shkakun e vdekjes së 56-vjeçares." 

Me herët gjatë paradites së sotme ka qenë Albert Dedej I cili ka thënë se motra e tij 56- vjecare kishte shkuar në urgjencë pasi kishte kaperdirë një sasi medikentesh dhe për tre orë me radhe nuk është vizituar nga mjekët. Sipas tij, bluzat e bardha nuk u angazhuan aspak në këtë rest pasi motra e tij ishte bërë pis teksa ishte rrëzuar në një kanal në zonën e Porto Romanos.

Krahas denoncimit publik, Dedej thotë se do bëj denoncim edhe ne policinë e Durresit me qëllim që kjo e fundit të nisi hetimet për rastin në fjale. Sipas tij ngjarja ka ndodhur tre ditë më pare në Urgjencen e spitalit të Durresit.