Kastrioti merr sulmues spanjoll, zbulohet goditja e fundit në merkato

Kastrioti bën një goditje të rëndësishme në ditën e fundit të merkatos.

“Panorama Sport” zbulon se sulmuesi spanjoll, Pablo Gallego, ka firmosur me krutanët dhe menjëherë ka nisur stërvitjen.

Bëhet fjalë për një sulmues krahu që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e AEL Larisa në Greqi.

Në të kaluarën ai ka luajtur në Spanjë me Real Zaragoza dhe Hueska në Segunda Division. 25-vjeçari nuk është i vetmi që pritet të zyrtarizohet nga Kastrioti sot. Klubi ka paralajmëruar surpriza deri në 24:00, kur dhe mbyllet merkatoja.