FOTO/ Ish-banorja e BB martohet fshehurazi ,por ndahet një ditë më pas

Ish-banorja e shtëpise së ‘Big Brother’, Dona Pjetri, i ka habitur të gjithë ndjekësit në Instagram kur në profilin e saj ka publikuar foto e veshur nuse.

Ajo lajmëronte të gjithë se ishte martuar fshehurazi dhe se dita e djeshme ishte dita më e lumtur e jetës saj.

’Suprizë. Gjërat më të bukura bëhen fshehurazi.Dita më e bukur e jetës.’-shkruante Dona në fotot e publikuara.

 Mirëpo nga pyetjet e shumta që i janë bërë ish banores nga fansat e saj në lidhje me martesën ajo u është përgjigjur kështu:

'Më kanë ardhur sms pa fund nëse jam martuar. Nuk ju kthej dot pëgjigje të gjithëve.Por po ju them se u martova dhe u ndava sot se nuk më doli burri i virgjër' shkruan ish banorja e Big Brother-it

Në të vertetë fotot janë pjese nga filmi 'Gjurmë pa shenjë 'me regjisor Maxim Alidini, ku ish banorja është pjesë e këtij filmi.