Femra: Ja si i zgjedhin meshkujt femrat me të cilat ju tradhëtojnë

Ja si e gjen ai “atë tjetrën”!

Ne supozojmë se ajo është më e re, më e bukur dhe ka trup më të bukur se ne. Ne imagjinojmë se ajo është e qetë, qesh në një mënyrë të adhurueshme me të gjitha shakatë e tij dhe shikon vetëm anën e tij të mirë.

Ndërkohë që njerëzit që tradhëtojnë kanë arsye të ndryshme për tradhëtitë e tyre. Një nga aspektet më interesante të tradhëtive është se si njerëzit e zgjedhin personin që vendosin për të pasur një lidhje me të.

 

Tradhëtia shpesh perceptohet si diçka që ndodh nxitimthi: shkelësit e kurorës gënjehen nga sharmi, tipat e parezistueshëm apo përfundojnë në shtratin e një të panjohuri/e pas një nate të dehur.

Megjithatë, del se në të vërtetë nuk është ky rasti.

Në një sondazh ku morën pjesë më shumë se 1,300 meshkuj dhe femra, u zbulua jo vetëm se pse njerëzit tradhëtojnë, por edhe se si i zgjedhin njerëzit me të cilët tradhëtojnë.

Ne priremi ta pikturojmë “femrën tjetër” si një mister, një femër joshëse që hyn shpejt në jetën e mashkullit tënd dhe e josh atë me po atë shpejtësi. Por, për mirë apo për keq, vëzhgimi zbuloi se nëse mendon se mashkulli yt ka një lidhje tjetër, ka shumë gjasa të jetë me dikë që ju e njihni.

Nga 400 meshkujt që iu përgjigjen studimit, 27% thanë se nëse ishin në një marrëdhënie të palumtur dhe vendosnin të krijonin një tjetër marrëdhënie, ata do t’i afroheshin dikujt që e njihnin tashmë si një mikeshë, duke u ndjekur nga më pak se 23% që thanë se do të takonin një femër të panjohur në një lokal apo në një udhëtim.

Sipas studimit 99% e meshkujve ose tradhëtojnë ose e mendojnë. Atëherë, me kë tradhëtojnë të gjithë ata që e bëjnë?

Mendo: koleget, mikeshat e tij, mikeshat e tua…lista vazhdon. Dhe ka kuptim. Sapo të krijosh një themel miqësie, është e lehtë të zhvillosh ndjenja të mëtejshme. Është mënyra se si fillojnë shumica e marrëdhënieve dhe nuk mund t’i parandalosh gjithmonë ato ndjenja edhe nëse tashmë i je përkushtuar një marrëdhënieje.

Plus, është mjaft e vështirë të takosh njerëz të rinj në përgjithësi, e lëre më, kur ke një rutinë të vazhdueshme dhe veçanërisht nëse ke një familje tashmë.

Atëherë, çfarë do të thotë kjo për femrat, saktësisht?

Mbase do të thotë se tradhëtitë nuk janë aq të paramenduara sa i kemi menduar historikisht. Është e mundur që ndjenjat të zhvillohen ngadalë, ndonjëherë pa i vënë re, përgjatë kohës derisa të arrijnë kulmin me një festë që e kalon cakun dhe duke vepruar në një impuls.

Vëzhgimi zbuloi se 39% e femrave e kanë tradhëtuar partnerin dhe një tjetër 35% të paktën e kanë menduar këtë. Kjo nuk do të thotë se 74% e femrave janë njerëz të këqinj, do të thotë se 74% të marrëdhënieve nuk janë të përmbushura plotësisht.

Sipas sondazhit, seksi i kënaqshëm është një motivues kryesor që të çon në kërkim të një partneri jashtëmartesor, me 43% të femrave të marra në studim që pranuan se kanë kërkuar për një marrëdhënie tjetër vetëm fizike.

Përgjigja e përgjithshme nga gratë është se seksi me bashkëshortët e tyre është i mërzitshëm dhe bashkëshortët nuk përpiqen dhe aq për t’i kënaqur. Gjatë kohës, ata kërkojnë për një tjetër marrëdhënie sepse nuk ndihen të dëshiruara apo nuk marrin vëmendje mjaftueshëm nga partneri i tyre.

Gjithsesi, shumë prej atyre që tradhëtojnë e bëjnë këtë në një përpjekje për të qenë më të lumtur në martesën e tyre, jo për ta dëmtuar atë.

Ne të gjithë duam lumturi dhe përkushtim në marrëdhëniet tona primare, por për fat të keq, kjo nuk ndodh gjithmonë. Kështu nëse biem dakort apo jo, tradhëtitë ndodhin, mbase edhe më shpesh se sa kishim menduar.