Capello: Short i keq i Championsit për skuadrat italiane

Fabio Capello beson se Interi dhe Napoli kanë qenë të pafat në shortin e Championsit pasi kanë ‘peshkuar’ klube të mëdha.

Skuadrat italiane kanë pasur një short të vështirë, ndërsa Juve do të përballet me Manchester Unitede, Valencia dhe Young Boys, kurse Napoli është në grup me Paris Saint-Germain, Liverpool dhe Crvena Zvezda.

Roma ra në grup me Real Madridin, CSKA Moscow dhe Viktoria Plzen, ndërkaq Interi do të luaj kundër Barcelonën, Tottenham Hotspur dhe PSV Eindhoven.

“Interi ka pasur shortin më të keq”, tha Capello për Sky Sport Italia.

“Napoli ka pasur një short të keq po ashtu dhe mendoj që të dy këto grupe do të këtë betejë në mes të tri skuadrave për t’u kualifikuar tutje. Duhet një Napoli i madh dhe një formë e mirë e Interit për ta vënë në pozitë për të kaluar përpara”.

“Roma dhe Real Madrid janë favorit për ta kaluar grupin e tyre, kurse Juve duhet të jetë më e kujdesshme me Valencian e Spanjës pasi që është një skuadër e vështirë për t’u mposhtur”.

“Edhe pse e them këtë, Juve është superiore përballë kundërshtarëve në grupin e tyre”.

Capello po ashtu është pyetur se cilën ndeshje të grupeve do ta zgjidhte ta shikonte dhe ai ka zgjedhur ndeshjen Napoli – Liverpool”.

“Liverpool dhe Napoli janë dy skuadra të cilat luajnë futboll sulmues, është kënaqësi t’i shohësh”, përfundoi ai.