E mohoi largimin nga TV Klan, por Nevina Shtylla ‘kapet mat’ në një televizion tjetër

‘Klan’ ka publikuar para pak ditësh spotin e sezonit të ri.

Ndër të ‘përjashtuarit’ nga programacioni i vjeshtës ishte edhe Nevina Shtylla.

Pikërisht moderatorja që drejtoi ‘Jo vetëm modë’ është parë në ambientet e ‘Top Channel’ ku sipas burimeve të “Express” ka nisur bisedimet për drejtimin e një programi të ri në televizionin kombëtar.

E pyetur nga ndjekësit në ‘Instagram’ pak ditë më parë bukuroshja e ekranit ka zbuluar se vjeshta do të sjellë projekte të reja, por nuk ka zbuluar asgjë më tepër.

Gjatë verës, Nevina drejtoi “Maratonën e këngës”, e cila mbylli sezonin me koncertin në kryeqytet disa ditë më parë