Alarm 400 km sipër Tokës: astronautët zbulojnë rrjedhje ajri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) po përballen me një rrjedhje ajri nga një përplasje që mund të ketë ndodhur. Ajo është zbuluar tek një vrimë e vogël në një kapsulë që ishte përdorur për të sjellë një ekuipazh të ri në një laborator 400 km mbi Tokë në qershor, njofton BBC.

Mendohet se dëmi është shkaktuar nga ndikimi i një cope shkëmbi me shpejtësi të madhe që fluturonte në hapësirë.

Kontrollorët e misioneve në Hjuston, Teksas dhe në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, thanë se ekuipazhi me 6 persona nuk ishte në rrezik.

Problemet nga meteorët e vegjël janë një kërcënim i përhershëm për platformën orbitale dhe ajo është ndërtuar për t’u bërë ballë bombardimeve të vazhdueshme nga këto fragmente që bien përreth sipër Tokës.

Kontrollorët e misioneve u sinjaluan për problemin nga sensorët e presionit të ajrit në bordin e stacionit.

Astronautët ishin në gjumë ndërkohë por kur u ngritën për të punuar të mërkurën, ata u udhëzuan që të kërkonin nga rridhte ajri.

Ata e zbuluan atë në automjetin rus Soyuz, përdorur për të sjellë tre anëtarë të ekuipazhit në stacion më 8 qershor, ndër të cilët edhe gjermanin Alexander Gerst, i dyti europian që do të marrë komandën. (Në foton më  poshtë, Gerst).

“Gjatë natës dhe në mëngjes kishte një situatë anormale, një rënie të presionit, një rrjedhje oksigjeni në stacione,” citohet të ketë thënë për zgjensitë e lajmeve ruse, shefi i Agjensisë së Hapësirës Roscosmos, Dmitry Rogozin.

“Një mikro-frakturë u zbuluan; ka shumë të ngjarë që është dëmtim nga jashtë. Inxhinjerët e projektit besojnë së është shkaktuar nga një mikrometeorit”, tha ai. /SYRI.NET