Skënderbeu goditje në fund të merkatos, transferon talentin e kombëtares shqiptare

Skënderbeu ka bërë një blerje të rëndësishmë në merkato, në këto orë të fundit të saj, para mbylljes më 31 gusht, dhe për më tepër me sytë nga e ardhmja.

Sipas 'Panorama sport' mbrojtësi Enes Isufi, 18 vjeç, i ardhur nga klubi i Vllaznisë, ka firmosur për korçarët.

Mbrojtësi shkodran, ka qenë pjesë e akademisë së Vllaznisë që nga moshat, deri tek ekipi B. Gjithashtu, Isufi është aktivizuar me Shqipërinë U-17, dhe tashmë, është pjesë e Kombëtares U-19.