Aleancë PD-LSI në zgjedhjet lokale? Ja çfarë thotë Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, të enjten, lajmëroi në një takim me strukturat e kësaj partie në Tiranë se opozita do të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.

“Opozita e bashkuar do të dalë bashkë në zgjedhjet e ardhshme e as që po punon për të gjetur kandidatin fitues për Bashkinë e Tiranës, por e rëndësishme është platforma jonë e përbashkët për uljen e taksave që janë çdo ditë e më shumë që i marrin frymën shqiptarëve, uljen e varfërisë dhe ofrimin e një shërbimi me cilësi të lartë”,- u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, do të evidentohen të gjithë socialistët e zhgënjyer nga rilindja dhe do bashkohen forcat progresive të të gjitha strukturave qofshin politike ose jo, në qendrat e votimit për të ngritur barrikadat e protestës dhe revoltës ndaj uzurpimit të rilindjes që i ka bërë qytetit të Tiranës.