Ndodh edhe kjo, vidhet farmacia në fshatin Dukat

Një farmaci është vjedhur në një fshat të Vlorës.

Hajdutët kanë hyrë në farmacinë fshatit Dukat dhe kanë marrë disa medikamente.

Polici po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 29. 08. 2018, gjatë natës, në farmacinë e shtetases Z. B., vjeçe 61, banuese në fshatin Dukat, kanë marrë medikamente të ndryshme. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.