Përfaqësuesi i OSBE-së: Sulmi ndaj Klodiana Lalës i papranueshëm, i shërben krimit

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, dënoi sot me forcë të shtënat me armë automatike kundër banesës së familjes të gazetares, Klodiana Lala.

 “Jam thellësisht i shqetësuar për sulmin me armë ndaj shtëpisë së prindërve të gazetares. Ky sulm është një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe i papranueshëm kundër gazetares, që i shërben klimës së frikës dhe të pasigurisë së shtypit në rajon”, tha Desir. “Sulme të tilla kundër gazetarëve nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar”, shtoi ai.

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, shtëpia e prindërve të gazetares investigative Klodiana Lala u qëllua disa herë me armë automatike. Sipas raportimeve të medias, askush nuk u lëndua.

“Kam besim se autoritetet do ta hetojnë me shpejtësi motivin kundër këtij sulmi dhe do t’i vënë autorët përpara drejtësisë”, tha Desir, i informuar për fillimin e hetimeve.

Përfaqësuesi vuri në dukje dhe mirëpriti dënimin që i bënë sulmit autoritetet, përfshirë Presidentin e Republikës Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe shoqatat e gazetarëve në Shqipëri.

https://www.osce.org/representative-on-freedom-of-media/392180