FOTO/ Prangoset në Itali shqiptari me 100 mijë euro kokainë në makinë

Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët e Fermos. Sipas medieve italiane, mësohet se 30-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur është vënë në pranga gjatë një kontrolli rutinë të policisë italiane.

Teksa karabinierët po kontrollonin automjetin tip Fiat "Panda", është gjetur një sasi prej 400 gram kokaine e pastër, e cila kapte vlerën e 100 mijë Eurove,

Gjithashtu ata kanë sekuestruar dhe një telefon, çka mund të çojë hetuesit për të zbuluar dhe persona të tjerë që mund të jenë të implikuar në trafikun e drogës.