Sulmi ndaj gazetares Lala/ Kryemadhi: Breshëria e armëve nuk ishte vetëm ndaj Klodit, por ndaj gjithë shqiptarëve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi, ka dënuar ashpër sulmin me armë në shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Gjatë takimit me strukturat e LSI-së së Tiranës, Kryemadhi, tha se breshëria e kallashnikovit sot nuk ishte vetëm ndaj Klodiana Lalës, por ndaj të gjithë shqiptarëve.

Ajo u ka bërë apel gazetarëve dhe qytetarëve shqiptarë që të bashkohen, sepse vetëm të bashkuar m und të mundin këtë grup kriminelësh të drejtuar nga Ediu Rama.

‘Sot me Klodiana lalën janë të gjithë shqiptarët. Sot ky akt tregoi se banda dhe krimi janë ulur këmbëkryq. Sulmi ndaj Klodiana lalës nuk është vetëm tek ajo, por tek të gjithë ne. Breshëria ndaj Klodiana Lalës, ishte për të gjithë shqiptarët. Këtij realiteti kriminal është bashkimi frontal.

I them Klodit mos tërhiqet. Është e vështirë të përballesh e vetme, por duke qenë të gjithë bashkë, do të jemi më të fortë përballë një numri të vogël kriminelësh.

Jemi në mbështetje të gazetarëve të cilët përballen në këtë realitet kriminal të drejtuar nga kryeministri i drogë’, tha Kryemadhi.