VIDEO-Angli/ Shoku i futbollistit shqiptar shënon autogol nga 45 metra

Huddersfieldi është ndeshur ditën e djeshme me skuadrën e Stoke Cityt për EFL Cup dhe e ka humbur sfidën me rezultatin 2-0.

Një ndeshje që po luftohej deri në minutën e 97 për ta barazuar deri në momentin që lojtarin Juninho Bacuna shënon një autogol tepër qesharak.

Teksa lojtarët e Stoke Cityt largojnë topin, për nga gjysmëfusha e Huddersfieldit aty gjendet 21-vjeçari Juninho i cili e godet topin pa rënë në tokë me drejtim nga porta e tij në mënyrë të gabuar ndërkohë që portieri kishte dalë në mesfushë pasi e gjithë skuadra ishte hedhur në sulm për të barazuar lojën.

Me Huddersfild luan Florent hadergjonaj i cili ishte lënë pushim nga trajneri për këtë ndeshje, por në kampionat ai është titullar i padiskuteshëm.\