FOTO/ Në Itali nuk shkëlqen vetëm Ronaldo

Festivali i filmit në Venecia, ngriti dje siparin e edicionit të tij të 75-të, teksa shumë yje, të veshur me markat më të mira, parakaluan në tapetin e kuq.

Mes të ftuarve ishte edhe e fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, e cila kishte preferuar një fustan transparent, që i tregonte linjat perfekte të trupit.

Bukuroshja spanjolle tërhoqi vëmendjen me format e saj vërtetë joshëse, ndërsa fotografët nuk e humbën mundësinë të fiksojnë imazhe gjatë parakalimit të saj.