Rama: E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Lala!

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit se shtëpia e gazetares investigative Klodiana Lala ishte qëlluar me breshëri plumbash gjatë natës.

"E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! - ka shkruar Rama në Twiiter. - Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve."