Panik në Bosnjë Hercegovinë, tre tërmete godasin rresht njeri pas tjetrit

Tri tërmete të intensitetit mesatar u regjistruan mëngjesin e së enjtes në Bosnje-Hercegovinë duke ngjallur frikë në qendra të shumta të bregdetit të Dalmacisë, sipas shtypit vendas.

Tërmeti i parë me magnitudë 4,6 ballë të shkallës Rihter, sipas TRT, ra në orën 05:33 me epiqendër 19 kilometra në perëndim të Glamocit, në Bosnjën Perëndimore, ndërsa i dyti (3,1) ndodhi 12 minuta më vonë me epiqendër në të njëjtën zonë, i treti (3,3) u  regjistruar në orën 05:51.

Sipas medias kroate, goditjet u ndjenë gjithashtu në Split dhe në afërsi të bregdetit dalmat. Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.