FOTO/Sara Hoxha publikon foton e parë nga dasma

Edhe pse disa javë kanë kaluar nga një prej dasmave më luksoze në shoëbizin shqiptar e cila u mbajt në Como të Italisë, shumë pak kemi arritur të zbulojmë nga ceremonia e martesës së Ledionit dhe Sarës.

Duket se Sara ka vendosur të na zbulojë pak nga ceremonia kaq madhështore, duke ndryshuar foton e saj të profilit në Instagram.

Ndonëse në feed ajo ka vendosur të mos postojë asgjë në lidhje me dasmën apo festën e beqarisë.

 Gjithsesi mund të themi se çifti duket me të vërtetë kaq i lumtur dhe sigurisht do të donim të shihnim dhe më shumë foto të tyre teksa ndajnë momente kaq të bukura.