Buffon pas largimit: Ja arsyeja përse nuk kam parë asnjë ndeshje të Juventusit

Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Buffon ka konfirmuar se pas largimit nga Juventusi ai nuk ka parë asnjë ndeshje të ish-klubit të tij.

40-vjeçari u largua nga Juventusi këtë merkato dhe iu bashkua PSG-së me parametra zero.

 “Unë nuk kam pasur mundësi të shohë një ndeshje të Juventusit, sepse ndeshjet e ish-bashkëlojtarëve të mi kanë qenë ose në të njëjtën kohë ose pak para ose pak ndeshjes time me PSG-në”, ka thënë Buffon.

“Natyrisht, nuk jam i habitur që po e shoh skuadrën e Allegrit me maksimumin e pikëve, pasi dëshira dhe motivimi për të fituar tituj janë ende qendra e projektit të tyre”.

 “Napoli? Skuadra vazhdon të jetë e fuqishme dhe ata bënë një ndryshim të madh me sjelljen e një trajneri si Ancelotti. Në dy ndeshjet ku ata e përmbysën rezultatin, kundër Lazios dhe Milanit, unë e pashë karakterin e Carlos”, përfundoi ai.