Panucci: Dua të jem trajner i këtij ekipi nga Serie A

Christian Panucci dëshiron të rikthehet në Serie A, në rolin e trajnerit.

Tekniku i Shqipërisë ka thënë se në të ardhmen do t’i pëlqente të emërohej trajner i ish skuadrës së tij, Roma.

“Të jem një ditë trajner në Romë? Të ktheheni atje ku keni luajtur është gjithmonë e bukur”, u shpreh Panucci.

“Roma është një lokacion ku kam kujtime shumë të bukura. I uroj Di Francescos të mbetet për shumë vite por shpresoj që jeta dhe fati një ditë të më dërgojnë atje”, theksoi ai.