Beatrix Ramosaj tregon statusin e saj ,mbas thashethemeve me Escobarin

Escobar njihet si një ndër ish miqtë e Noizyt me të cilin tashmë ka një marrëdhënie më të ftohtë.

Pas një mungese me projekte muzikore në Shqipëri, ai publikoi klipin vetëm pak javë më parë.

Por gjatë kohës që ka qëndruar ne Shqipëri, është përfolur edhe për lidhje me femra të ndryshme.

Njëra ndër to ishte Ish banorja e Big Brother, Armela me të cilën u publikuan edhe imazhe ku shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Por më pas Escobar u shfaq mjaft i afërt edhe me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Madje mediat nisën të shkruanin se reperi dhe këngëtarja ishin në një lidhje.

Këto thashetheme nisën pas publimikimit të një video, nga vet Trixa ku këngëtarja shfaqet duke drekuar me Escobar-in.

Por ka qenë pikërisht ajo që ka reaguar nëpërmjet një statusi në Instastorie, ku shkruan:

'Statusi im ndryshon nga vetëm akoma vetëm'.